Drejtoria e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës (D.M.M.T.)  ka ndërtuar punën e saj
dhe funksionon mbi një bazë ligjore. Ligjet që na shoqërojnë në punën tonë të përditshme
janë : 
 
   Ligji 7501   datë 19.07.1991 " Për tokën " Ky ligj është azhornuar me: 
   Ligjin 7715 datë 02.06.1993 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr. 7501”
   Ligjin 7855 datë 29.07.1994 " Për disa shtesa në ligjin Nr. 7501” 
   Ligjin 7971 datë 27.07.1995 " Për prokurimin publik” 
   Ligjin 8752 datë 26.03.2001 " Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për
administrimin dhe mbrojtjen e tokës”
   Ligjin 9244 datë 17.06.2004 " Për mbrojtjen e tokës bujqësore” 
   Ligjin 9235 datë 29.07.2004 " Për kthim dhe kompesim të pronës” 
   Ligjin 9693 datë 19.03.2007 " Për fondin kullosor”
   Ligjin 9948 datë 07.07.2008 " Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve
të pronësisë” 
 
  Në thelb të ligjeve të më sipërme qëndron termi ose fakti që e quajmë PRONA. Me
termin pronë kuptojmë një vend të palujtshëm sipas përcaktimit të kodit civil. Personi
emri i të cilit është regjistruar sipas një ligji të caktuar si pronar i pasurisë së palujtshme
quhet PRONAR. Të drejtën e pasurisë e ka çdo qytetar konform ligjeve në fuqi.
Le të shofim konkretisht në Bashkinë e Himarës si është zbatuar ligji 7501 " Për Tokën”
duke u referuar shifrave të mëposhtme:
 
                                   PALASË
 
Palasa posedon si fshat nje sipërfaqe toke bujqësore 135 ha.
1- Tokë arë 50 ha
2- Pemtore 6 ha
3- Ullishte 124 ha
4- Sipërfaqe për frymë  3700 m2 
5- Familje 126 
6- Banorë 397
7- Të pa trajtuar me ligjin 7501 janë 56 familje.
9- Numri i familjeve me më shumë tokë 76 familje
10- Numri i familjeve me më pak tokë  7
Nga 135 ha janë ndarë në bazë të ligjit 7501  150 ha d.m .th.15 ha më shumë


                                 GJILEK


Tokë bujqesorë 212 ha
1- Tokë arë 12 ha
2- Pemtore 20 ha
3- Ullishte 12 ha.
4- Sipërfaqe për frymë 3000 m2
5- Familje 222
6- Banorë 870
7- Të pa trajtuar me ligjin 7501 janë 178 familje
8- Numri i familjeve me më shumë tokë 31 familje
9- Numri i familjeve me më pak tokë 53
Nga 212 ha janë ndarë me ligjin 7501 po 212 ha.
 
 
                                  DHËRMI
 
Toke bujqësore 253 ha
1- Tokë arë 23 ha.
2- Pemtore 26 ha.
3- Ullishte 204 ha. 
4- Sipërfaqe për frymë 3000 m2.
5-Familje 173
6- Banorë  587 
7- Të pa trajtuar me ligjin 7501 janë 112 familje
8- Numri i familjeve me më shumë tokë 37
9- Numri i familjeve me më pake tokë 35
Në zbatim te ligjit 7501 janë ndarë  223 ha, kemi një diferecë të pa ndare 30 ha.
 
 
 
 
                                   ILIAS


Tokë bujqësore 42 ha
1- Pemtore 2 ha.
2- Ullishte 40 ha.
3- Sipërfaqe  për frymë 3400 m2
5- Banorë 100
6- Familje 42
7- Të pa trajtuar me ligjin 7501 janë 20 familje.
8- Numri i familjeve me më shumë tokë 16
9- Numri i familjeve me më pak tokë 1
Nga 42 ha janë ndarë me ligjit 7501 po 42 ha.
 
 
                                  VUNO


Tokë Bujqësore 196 ha
1- Pemtore 11 ha.
2- Vreshta 8 ha.
3- Ullishte  177 ha.
4- Sipërfaqe  për frymë 3600 m2
5- Banorë 457
6- Familje 162
7- Të pa trajtuar me ligjin 7501janë 45 familje
8- Numri i familjeve me më shumë tokë  56
9- Numri i familjeve me më pak tokë  3
Nga keto në zbatim të ligjit 7501 janë ndarë  po 196 ha
 
 
                                    HIMARË
 
Tokë Bujqësore 715 ha 
1- Toke are 26 ha.
2- Pemtore 121 ha.
3- Vreshta 34 ha.
4- Ullishte 532 ha.
5- Sipërfaqe  për frymë 1500 m2
6- Banore 4800
7- Familje 1396
8- Të pa trajtuar me ligjin 7501 jane 266 familje.
9- Numri i familjeve me më shumë tokë 320
10-Numri i familjeve me më pak tokë   367
Nga keto në zbatim të ligjit 7501 janë ndarë 714 diferena 1 ha.
 
                                   PILUR
 
Tokë bujqësore 178 ha
1- Tokë arë 67 ha.
2- Pemtore  3 ha.
3- Vreshta 83 ha.
4- Ullishte 25 ha.
5- Sipërfaqe  për frymë 2900 m2
6- Banore 467
7- Familje 120
8- Të pa trajtuar me ligjin 7501 janë 62 familje.
9- Numri i familjeve me më shumë tokë 70
10- Numri i familjeve me më pak tokë 2
Në zbatim të ligjit 7501 janë ndare po 178 ha.
 
 
                                         KUDHËS
 
Tokë bujqësore 160 ha.
1- Tokë arë 14 ha
2- Pemtore 6 ha.
3- Vreshta 10 ha.
4- Ullishte 130 ha
5- Sipërfaqe për frymë 2000 m2
6- Banorë 830
7- Familje 238.
8- Të pa trajtuar me ligjin 7501 janë 84 familje
9- Numri i familjeve me më shumë tokë 63
10- Numri i familjeve me më pak tokë 39
Në zbatim të ligjit 7501 janë ndarë po 160 ha.
 
 
                                     QEPARO
 
Tokë bujqësore 280 ha.
1- Tokë arë 21 ha.
2- Pemtore 27 ha.
3- Vreshta 8 ha.
4- Ullishte 224 ha .
5- Sipërfaqe për frymë 2200 m2
6- Banorë 1430
7- Familje 401
8- Te pa trajtuar me ligjin 7501 janë 139 familje.
9- Numri i familjeve me më shumë tokë 76
10- Numri i familjeve me më pak tokë  81
Në zbatim të ligjit 7501 janë ndarë po 280 ha.
 
Nga verifikimi qe disponon D.M.M.T rezulton se: 
 
Në  regjistrin e  gjendjes  civile date  01.08.1991 janë gjithsej 2649 familje nga të cilat:
 
a- Të trajtuara në bazë të ligjit 7501 janë 2281 familje
b- Të pa trajtuara me ligjin 7501 janë 902 familje që kanë qënë me gjendje civile 
c- Janë trajtuar 534 familje që nuk kanë pasur gjendje civile 
d- Kanë marë më pak sipërfaqe toke 569 familje
e- Janë të pa vulosur 1230 formularë Nr. 6
f- Janë të pa firmosur 641 formularë Nr. 6
g- Janë trajtuar si tokë bujqësore,  kullota dhe pronë publike për 106 familje në
kundershtim me ligjin 7501.
   


  Nga të dhënat e mësipërme kemi mendimin se në zonën e Himarës nuk është zbatuar
asnjë ligj, as ligji 7501 as secili në pronat e veta. Kjo ka sjellë çregullime dhe abuzime
duke sjellë konflikte të mëdha dhe duke penguar zhvillimin e më tejshëm të zonës
sidomos zhvillimin e turizmit. Gjithashtu në zonën tonë kemi një zhvillim shumë të ulët
të bujqësisë me një numër shumë të pakët fermerësh. Rezultati i këtyre janë uljet në
prodhim e kulturës së ullirit dhe drufrutorevë të tjrerë, dëmtimit të tokës bujqësore dhe të
kullotave. Prandaj të drejtën e pronësisë e ka çdo qytetar në bazë të legjislacionit që
është në fuqi. Çdo qytetar i krahinës së Himarës kudo ku ka banuar dhe jetuar, kudo që
ndodhet dhe banon ka të drejtë ligjore dhe morale të angazhohet me ketë problem jetik.
Ne jemi të detyruar ti përgjigjemi në çdo moment për të mirën dhe të ardhmen e Himarës,
sepse në dispozicionin tonë kemi këto dokumenta: 
 
-  Fromularin Nr. 6  (Ligji 7501)
-  Skicat kadastrale të vitit 1946-1952 
-  Librat kadastralë për çdo fshat  
-  Hartat kadastrale për çdo fshat 
 
  Ju vëmë në dijeni se për të njohur një pasuri dhe për ta regjistruar atë ndiqni
proçedurat e më poshtme:
 
Në bazë të ligjit 9235 "Për kthimin dhe Kompensimin e pronës " në ligjin 7843 datë
13.07.1994 "Për Pasuritë e Paluajtshme”.  Për shqyrtimin e kërkesës qytetari duhet të
sigurojë dokumentacionin si më poshtë:
1.  Dokument të arkivit të shtetit Tiranë para vitit 1945
2.  Kërkesë me shkrim
3.  Mandat arkëtimi i tarifës vendore për hapjen e dosjes
4.  Planimetria topografike shk. 1:1000 kur nuk ka menaxhim
5.  Të paraqiten me planimetri të gjithë kufitarët
6.  Për sa më sipër kryhen me interesim të kërkuesit
7.  Mbasi dosja administrohet në zyrën e Menaxhimit të Tokës punonjësi i zyrës i
bën të ditur kërkuesit  jo më vonë se 15 ditë, datën dhe orën e kryerjes së
azhornimit  në terren dhe mbahet procesverbali për kryerjen e veprimeve, diten e
caktuar në nenin 2 të regullores
8.  Deklaratat e kufitareve të legalizuara në noteri ose në prani të punonjësve të zyrës
miratuar nga kryetitullari i institucionit
9.  Zyra mer masat për prodhimin e dokumentacionit në tre kopje origjinale dhe
noterizimin e tyre prej institucionit:
a.  Një kopje administrohet nga Arshiva
b.  Dy kopje dorëzohen qytetarit
10. Dosja pasi kompletohet duhet të kalojë nga Këshilli Bashkiak për miratimin dhe
njohjen e kësaj prone kullote
                                                                                     Ju faleminderit për mirëkuptimin 
 
             DREJTORIA E MENAXHIMIT DHE MBROJTJES SË TOKËS
                                                     D R E J T O R I
                                                  JERASIMO BASHI

© Bashkia Himarë

Adresa: Bashkia Himarë Spile - Himarë | Designed by RedCloud