Rajoni i Himares karakterizohet me male të larta (~ 2000 metra).Mali i quajtur Llogara (i njohur në antikitet dhe në greqisht si malet Ceraunian ) eshte ngjitur me detin. Ka plazhe të gjata me rërë të bardhë dhe disa kodra afër detit janë të mbjella me pemë ulliri dhe agrume.
 
Dhermiu qe eshte pjese e Himares ka qenë i banuar nga fisi Epirot i Kaonianeve. Filipi i Maqedonisë (babai i Aleksandrit të Madh) sulmoi  Himaren  në vitin 214 p.e.s. Në 167 p.e.s, ishte një bazë detare romake me Jul Cezarin ne krye I cili  ishte udhëheqësi i parë i madh që vuri këmbën e tij në plazh, pranë Drimadhes në betejën e tij kundër Pompeut.Për një periudhë të caktuar, Himara ishte nën sundimin bullgar (904 AD). Një i afërm i Gjin Bue Shpata (Zoti i Artes rreth viteve 1370 AD), erdhi dhe vuri themelet në Dhërmi. Pas vrasjes së Balsha II (i njohur si pronari I fashmshem I tokes mesjetare Shqipetare) në  vitin 1385, gruaja e tij "një Amazone e vërtetë" e sundoi Himaren deri ne vitin 1392. Këto ishin kohët e luftërave me saraçenët, dëshmi  te te cilave janë Shpella Pirateve dhe vendi i quajtur si Al -Evra.
I famshmi Norman Guiskard dhe biri i tij Boemund u përpoqen të nënshtronin vendin, duke njohur vendndodhjen strategjike mbi kanalin e Otrantos. Gjon Kastrioti, i biri i Skënderbeut - Heroit Kombëtar Shqiptar, zbarkoi në Himarë në 1481 për të organizuar një kryengritje kundër Turqve, pas vdekjes së babait të tij, e cila rezultoi e pasuksesshme. Si rezultat i pushtimit turk, shumë Himariote u larguan nga Shqipëria dhe u vendosen ne disa fshatra në jug të Italisë. Himara, ndryshe nga shumica e vendit nuk u pushtua plotësisht nga Turqit. Së bashku me Mirditën, të dy rajonet gëzonin një shkallë të caktuar të autonomisë. Sipas statusit të nënshkruar nga Sulltan Bajaziti II në vitin 1492, Himara dhe fshatrat e saj, duhet të paguanin per portin madheshtor shumën prej 16.000 franga në vit. Megjithatë, vendi është qeverisur nga demogeronde lokale. Himara (qe në atë kohë ishte përbërë nga më shumë se 50 fshatra) ishte qendra e kryengritjeve të ndryshme në vitet 1481, 1488, 1494-1509, 1537, 1571, 1595, 1690 1713.
 Ali Pasha i Janines ishte sundimtari i vetëm turk (ose shqiptar, duke qene se ishte shqiptar nga origjina) i suksesshëm per te zaptuar Himarën (ne 1797) dhe fshatrat e tij. Historia tregon se ai urdhëroi për të vënë zjarr mbi pyllin e fshatit te Drimadhes. Sipas historisë së Shqipërisë, Suliotet, që janë kontribuuesit kryesor për Pavarësinë Greke, ishin Himariote qe kishin emigruar.

Pas Pavarësisë së Shqipërisë, Himara u përfshi në shtetin e ri, edhe pse ne Mars te vitit 1914 vendi u shpall autonom. Në 1927 u nënshkrua Protokolli i Himares midis rajonit dhe  shtetit shqiptar që njohu privilegjet e vendit.Viti 1930 shënon fundin e mësimit të gjuhës greke në Himarë.
 

© Bashkia Himarë

Adresa: Bashkia Himarë Spile - Himarë | Designed by RedCloud